Sport

Përleshje mes futbollistëve në stërvitjet e klubit të madh shqiptar

By FerizajPress

October 30, 2016

Së fundmi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër, teksa sipas “Sport Ekspres”, në një nga  seancat stërvitore të kësaj jave, mesfushori ka goditur me grusht njërin prej lojtarëve afrikanë.

Gjatë një dyluftimi të fortë mes tyre, Vucaj pretendon të ketë marrë një goditje me bërryl, dhe aty nuk e kanë mbajtur më nervat, duke e goditur shokun e skuadrës me grusht.

Trajneri Daja e ka larguar shkodranin nga stërvitja, ndërsa pas seancës, mesfushori ka patur një debat edhe me trajnerin, të cilit i ka kërkuar arsyet se pse nuk aktivizohet, pasi fizikisht është mirë, por detyrohet të qëndrojë në stol, madje edhe në tribunë.

Gjithsesi, pavarësisht ngjarjes së ndodhur ditë më parë, Vucaj vijon normalisht përgatitjet me skuadrën dhe klubi bardheblu nuk ka bërë me dije asnjë masë apo të raportojë versionin e saj të ngjarjes.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.