Lajme

Përleshje mes azilkërkuesit shqiptar dhe ukrainas

By FerizajPress

April 16, 2016

Natën e së enjtes ka ndodhur një zënkë mes azilkërkuesve në kampin e refugjatëve të Ingolstädter. Filimisht ngjarja ka filluar me konflikt verbal mes një 18 vjeçari shqiptar dhe 22 vjeçari ukrainas, ku më pas ky i fundit tentoi ti bjerë me sende të forta në kokë shqiptarit. Por fatmirësisht nuk arriti, shkruan brenessel.com, përcjell botasot.info. Megjithatë pas tentativës së dështuar të 22 vjeçarit, shqiptari nuk qëndroi pas, por mori një send metalik 60 cm të gjatë duke e goditur në kokë dhe buzë ukrainasin, duke e plagosur lehtë. Të dy janë arrestuar dhe akuzohen për plagosje.