Lajme

Përleshje me armë në Athinë, vdes algjeriani

By FerizajPress

December 10, 2016

I dyshuari ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar disa herë kundër policisë, e cila iu përgjigj zjarrit. Prej plumbave të autorit, një agjent i policisë u plagos në shpatull dhe u dërgua në Spitalin Ushtarak të Athinës, ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën.

Pak metra më larg, pikërisht në sheshin pas Bashkisë së Athinës, policia mundi ta rrethojë të dyshuarin, i cili sipas policisë nuk kishte asnjë mundësi të shpëtonte, shkruan TCH.

I gjendur në darën e policisë, i dyshuari për të cilin policia thotë se është shtetas algjerian,(ende s’kanë dhënë identitetin) ka qëlluar veten në kokë me armën që mbante.

Agjentët e policisë thanë se kërkuan ambulancë, por viktima kishte mbetur i vdekur në vend dhe nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Autoritet thonë se ngjarja e ndodhur paraditen e së shtunës është përballje mes forcave të saj dhe trafikantëve të lëndëve narkotike dhe s’ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist.

Në zonë ka mbërritur edhe mjeku ligjor si dhe një prokuror, të cilët do të kryejnë autopsinë e vendngjarjes dhe do të verifikojnë edhe dinamikën e saj. Prokuroria ka kërkuar edhe regjistrimin e armëve të policëve që morën pjesë në aksion, për t’u kryer atyre ekspertizën ballistike.

Ndërkohë, po punohet për ekspertizën e armës së autorit dhe mënyrën që ajo ka rënë në duart e tij.

Trupi i viktimës u transportua në morgun e Athinës.

.