Ferizaj

Përleshje fizike në Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar

By FerizajPress

May 09, 2019

Policia raporton se në Ferizaj sot ka arrestuar dy të dyshuar, pasi janë rrahur fizikisht në mes vete.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete”.

“Njësiti policor nga të dyshuarit kanë konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe një shkop druri. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.