Lajme

Përleshen për pronë, arrestohen tre persona

By FerizajPress

April 11, 2016

Për shkak të një kontesti pronësor, në Gjakovë janë përleshur tre persona, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (shqiptar) pasi që të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësor janë përleshur ne mes veti”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt