Sport

Perla e Manajt i jep Interit Kupën e Italisë (VIDEO)

By FerizajPress

April 14, 2016

Rei Manaj ka qenë protagonist i të rinjve të Interit sot në fitoren e Kupës së Italisë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e barazimit në suksesin 2-1 të zikaltërve në finalen kundër Juventusit.

Pasi e kishte fituar 1-0 përballjen e parë në Torino, Interi u ndëshkua nga goli i Kastanosit në minutën e 34-t.

Por në të 77-n Manaj u ngjit në skenë me këtë gol të mrekullueshëm, para se Zonta të vuloste triumfin e zikaltërve në shtesë.