Ferizaj

Përkulje para gjithë atyre që me gjakun e derdhur skaliten themelet e pavarësisë

By FerizajPress

February 17, 2018

Ferizaj.17.02.2018. Manifestimet për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ferizaj kanë nis sot me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së. Me këtë rast, drejtues të pushtetit lokal e qendror, përfaqësues të subjekteve politike, shoqatave të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë fillimisht kanë vendosur buqeta me lule pranë shtatorëve të dëshmorëve, Rexhep Bislimi, Hyrë Emini, Ahmet Kaçiku, Naim Beka, Afrim Kalanica, Driton Islami-Toni, Kemajl Hetemit, Brahim Ademit-TT-së për të vazhduar me pastaj marshutën në drejtim të varrezave të Dëshmorëve.