Ferizaj

Përkujtohen Dëshmorët, Ramadan Rexhepi dhe Imri Halili

By FerizajPress

May 05, 2019

Hero i Kombit, Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Dëshmori i Kombit  Imri Halili, janë përkujtuar sot me respekt  në 20 vjetorin e rënies në altarin e Lirisë.

Përfaqësues të institucioneve  të Ferizajt, bashkëluftëtarë, familjarë e qytetarë, kanë vendosur kurora me lule pran varreve të tyre në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.

Familjarët u shprehën se me gjithë dhimbjen që ndijejnë , krenaria për djemtë që ia falën atdheut sa vjen e shtohet.

“Është Arrit një rezultat mbi të gjitha ajo për çka kanë synuar ata dhe për çka kanë dhënë jetën. Sot Kosova është e lirë. Probleme ka por megjithatë jemi të kënaqur” ka thënë   Shaban    Rexhepi, vëllai i  komandant Ramadan Texhepi-Adidasi.

Edhe Abit Halili, babai  i  Imri Hali, ka thënë se ndjehen krenarë falë sakrificës së tyre ne po gëzojmë lirinë.

“Jemi krena, së ishin ata dhe ne gëzojmë lirinë. Jemi bërë edhe shtet dhe na njohit edhe Amerika edhe bota. Ditë më të lumtur nuk ka pasur se dita kur kosova është pavarësuar më 2008  dhe më 14 Shkurt kur u formua Ushtria e Kosovës. Ranë këta dëshmorë dhe ne po gëzojmë lirinë” ka thënë Abit Halili, babai i dëshmorit Imri Halili.

Edhe kryetari i Shoqatës së Famileve të Dëshmorëve të Ferizajt Gafurr Bytyqi ka thënë se krenarinë e familjeve e forcon fakti se sot jetojmë lirshëm për çka edhe u flijuan Dëshmorët.

Ramadan Rexhepi nga fshati Sojevë dhe Imri Halili nga fshati Gaçkë ranë heroikisht në përballje me forcat  serbe në fshatin Jezerc