Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në grykën e Carralevës

By FerizajPress

May 10, 2016

Shtime, 10 maj 2016 – Të hënën, kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, nën shoqërimin e nënkryetarit të Komunës z. Fatmir Rashiti dhe familjarëve të të rënëve, veteranëve të UÇK-së, në shenjë nderimi me rastin e shënimit të përvjetorit të 17-të të Brigadës 60 Diversante Vëzhguese, pranë Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh, në Grykën e Carralevës, ku pushojnë dëshmorët e lirisë: Shaqir Tërshani, Naim Lubovci, Mehmet Lumi, Esat Qarri, Safet Kica dhe Safet Elshani.