Gazmend Badivuku Dihet botëtisht se edukatën themelore fëmijët e marrin nga nënat. Nga fjala e parë e shqiptuar, pra fjala nanë e në vazhdim ato mbjellin, japin dhe kultivojnë dashurinë e më së shumti ndaj fëmijëve. Kështu ishte edhe nënë Bukurija, një grua e fortë, e ndjeshme por e vendosur. Ajo në ngritjen e familjes dhe formimin dha më së shumti. Ajo ndau kohën, bukën dhe mendjen në ngritjen e fëmijve në frymën atdhetare. Së bashku me burrin Ajetin, me tingujt e qiftelisë ngritën flamurin në majat e të gjitha kullave shqiptare. Koha e lirë e tyre e familjes së lumtur ishte përpjekje për një gurë shtesë në ngritjen e kështjellave të arbërisë. Loja e fëmijëve asokohe ishte e përcjellur me tingujt e sharkisë dhe vargjeve të lirisë. Fjala atdhe ishte kryefjala në vatrën e ngrohtë të shtëpisë së nënë Bukurisë dhe babait Ajet Grajqevcit në Prishtinë.
Dhoma e vogël e shtëpisë ishte vend i ngrohtë për zemrat e fëmijëve të familjes Grajqevci. Në ato pak hapësira Burimi, Blerina Besarti dhe Blerta kishin gjithë fushën e duhur për lojë, këngë dhe mësime. Burimi asokohe maturant, i ri, i urtë, i ndjeshëm, kishte veç një brengë, kishte brengën që kërkonte forcë për zgjidhe. Kjo brengë kërkonte vullnet dhe vendosshmëri. Burimi ishte i vendosur dhe mori vendimin. Ai takoi dajën, e kishte shok, mik dhe krahë. Burimi dhe Fitushi ishin të pa ndarë në liri dhe bashkë në çdo kohë dhe sfidë. Të dy dhanë besën për drejtësi dhe morrën rrugën për liri.
Të njomë në moshë por me motive serioze daj Fitushi dhe nip Burimi veshën rrobat e krenarisë. Ishin krenar dhe të bekuar kur hynë në bjeshkët e Kosharës, të dy kishin ëndrrat e trashëguar me shekuj për bashkimin e trojeve arbërore. Pa u lodhë dhe pa u trembë krisën pushkët deri në qiell, ata kishin besën me realizu dhe Shqipninë me bashku.
Çdo vit në muajin maj shumë familijarë, miq, dhe shokë i kaplojnë emocionet. Ditët e majit kur natyra fillon të merr ngjyrën e blertë, kur rinia ndjejnë dhe shijojnë lirinë dhe jetën zemrat e familjeve tona përjetojnë dy ndjenja, të dhembjes dhe krenarisë. E si mund të ndahen këto ndjenja, si të mos i kujtojnë dhembjen dhe krenarinë. Ndjenja e dhembjes ju paraqitet pasiqë dy shpirtra të ri nuk e shijojnë diellin dhe ngjyrën e blertë të majit, kurse familijarëve ju shtohet krenarija kur shohin fytyrat e buzëqeshura të qytetarëve që e shijojnë ndjenjën dhe frytin e sakrificës tuaj. Ishin ata, nipi dhe daja, Burimi dhe daja Fitushi nxënës të Shkollës ‘Gjin Gazulli’ dhe ‘Shtjefën Gjeqovi’ që ndonëse të ri në moshë morrën vendimet serioze, morrët guximin të thojnë stop dhe ndalin armikun.
Edhe sot jehon kënga e sharkisë, thurren këngë të trimërisë për herojtë e lirisë, që dhanë zemrat e rinisë. Sot këtë ditë, shumë nga shokët tuaj kujtojnë me krenari besën tuaj për liri. Tani shumë djem dhe vajza i’u kanë për zemër sepse ju trasuat shtigjet për jetë me dinjitet.
Xhaxhi Burim mua, nipit tënd ma dhanë emrin tënd si pjesë për kujtim dhe krenari. Unë Burimi i ri ndonse i vogël por do mbaj lartë në mendje emrat tuaj që lindët në Kosovë por dhatë jetën për Shqipëri. Tani Majat e blertë të Kosharës i kanë gjithmonë fytyrat e buzqeshura dhe krenarë me veprat e shokëve të idealit të Fitushit dhe Burimit. Në njëzet vjetorin nga rënja juaj dhe bashkimi shpirtërorë me vllezërit shqipëtar ju rikujtojmë dhe falenderojmë për veprat që bët’. Kosharja, Kosova dhe shqiptarija ju kujtojnë ju mbajnë bashkë me luftarët tjerë brenda në zemër.
Jehon kënga e lirisë Me sharkin e trimërisë Që dhanë zemrat e rinisë Për kto trroje të Arbërisë
Pa u lodh Dhe pa u tremb Krisën pushkët e lirisë Për bashkimin e Shqipërisë
Burim djali i vendosur Nuk po ndalej pa gjakosur Sepse toka ishte peng Dhe kërkonte pushkë n’tenk
Me Fitushin Ai ja nisi Kaluan malet Gjer te lisi
Shkruan emrat Në përjetësi Ndërruan kufijtë Në tërësi
Kjo Koshare në tërësi Shënoi emrat Burim dhe Fitush Në përjetësi
Përjetësisht do ju kujtojmë Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj. Lavdi për ju Herojtë e Koshares.