Është vetë lojtari kroat ai i cili ndez zërat për një largim të mundshëm duke thënë: “Do të më pëlqente të provoja veten në ligat më të forta në Evropë, por pyetja është në cilën kohë, unë jam 29-vjeç dhe po punoj që ta zgjas karrierën time sa më shumë. Do të më pëlqente të luaja në Angli ose Spanjë, por nuk e di nëse kam ende kohë. Kam dëgjuar se disa klube më duan por për këtë duhet të flasin më parë me klubin tim, më pas mund të filloj negocimin dhe të marr një vendim.– tha fillimisht 29-vjeçari. Më pas ai ka shprehur dhe simpatinë për trajnerin e Bayernit të Mynihut dhe për skuadrën duke thënë: “Ai ka shumë influencë te unë. Kam luajtur shkëlqyeshëm me atë kur ishte trajner te Kroacia, e kam uruar për gjithçka ka arritur në Gjermani dhe për postin që ka marrë te Bayern. Nëse më do mua në skuadër, ata e dinë ku mund të më gjejnë”