Përgjimet, shifrat e korrupsionit me tenderë, numri 1 për 1 milion

By FerizajPress

July 12, 2016

Nga materialet e hetimit rezulton se nga data 23 maj deri më 3 qershor të dyshuarit flasin intensivish në telefon me njëri-tjetrin për tenderin e ushqimeve për burgjet, vlera e të cilit llogaritet të jetë 20 milionë.

Mes 4 administratorëve përmendet anulimi i prokurimit, ndërsa pas kësaj zv.drejtori i përgjithshëm Iljaz Labi i kërkon takim në telefon administratorit të shoqërisë “MB. Kurti”, Shemsi Sinani.

Mes të tjerash, zyrtari e urdhëron: “po nuk erdhe sot mos hajde fare”. Të njëjtën qëndrim Labi mban edhe me administratorin tjetër Ylber Kalaja.

Më datë 3 qershor, pas shpalljes fitues të shoqërisë “Nelsa” dhe lehtësirave që iu krijuan gjatë procedurës së prokurimit, zyrtari i burgjeve, të dy administratorët diskutojnë se cili prej tyre duhet të shkojë ta mbarojë atë punë. Në një moment Shemsi Sinani e pyet Kalanë.

“Një apo dy”, dhe ai i përgjigjet “dy, duhet të mbajmë ekuilibër se s’kemi çfarë të bëjmë me këto të tjerat”. Në fakt shifra 2, sipas Prokurorisë se Krimeve të Rënda, është shuma prej 2 milionë lekësh që iu pagua zyrtarit të burgjeve për këtë aferë.

.