Lajme

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, brenda ditës tre të vdekur

By FerizajPress

September 19, 2016

Ai u godit nga një mjet që më pas u largua me shpejtësi. Policia nisi menjëherë kërkimin.

Aksidenti i dytë u regjistrua në hyrje të Përrenjasit ku mjeti me targa të Tiranës drejtuar nga një femër u përplas me një tjetër mjet me targa të Korçës. Për pasojë humbi jetën Astrit Balla, i cili udhëtonte me bashkëshorten që ishte edhe drejtuesja e mjetit, raporton TopChannel.

Në këtë aksident u plagosën edhe tre persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Përplasja e automjeteve ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar, ndërkohë që policia sqaron se viktima nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Të tre personat e tjerë të cilët kanë marrë dëmtime të lehta kanë qenë të pajisur me rrip sigurimi që i kanë shpëtuar atyre jetën. Rreth orës 16 e 30 minuta u regjistrua në Fier një tjetër aksident i rëndë.