Ferizaj

Përgatitet strehimore për 100 qenë në Ferizaj

By FerizajPress

December 02, 2020

Flora Bujupi e cila tash e pesë vjet kujdeset për qentë endacak, ka filluar rregullimin e një strehimoreje të re në Ferizaj.

100 qentë që do të rehatohen aty, kjo u detyra t’i largoj nga një strehimore në Lipjan pas pakënaqësive qe banorët i patën për të, njofton Klan Kosova.

Andaj, Bujupi kërkon ndihmën e vullnetarëve që strehimoren ta rregullojë më shpejt.

Kjo thotë se për finalizimin e projektit të saj i duhet material ndërtimorë, ushqim për qentë, barna e shumëçka tjetër.

Andaj pret të ndihmohet edhe nga qytetarët e tjerë, ashtu siç i dolën në ndihmë forumi i femrave shqiptare të cilat për rregullimin e vendstrehimit të ri për qentë endacak i’a dhanë 5 mijë euro.