Lajme

Përfundon takimi në Bruksel

By FerizajPress

February 02, 2017

Përfaqësuesit e dy palëve nuk kanë bërë asnjë koment për mediat.

Bisedimet e sotme është thënë se do të përqendrohen te çështja e drejtësisë në veri, energjetika dhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si ndërmjetësuese e dialogut, edhe kësaj radhe ka ftuar edhe kryeministrat, edhe presidentët e dy vendeve.

Presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi, përpara takimit i tha Radios Evropa e Lirë se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i tha radio-televizionit serb se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Asociaionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e javës së kaluar, palët janë pajtuar të ulin tensionet dhe të vazhdojnë bisedimet, me në fokus zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.