Lajme

Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan

By FerizajPress

January 31, 2019

Tre krerët institucional,ë kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë përfunduar takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Në këtë takim kanë qenë prezent kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zv. kryeministri Fatmir Limaj. I pari që ka dalë takimi, ka qenë ambasadori Kosnett. 

Deri tash asnjë nga liderët nuk është deklaruar për këtë takim.

Ky takim vjen pas shtimit të presionit ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës, pas kërkesës së vazhdueshme nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Pas këtyre kërkesave, edhe vetë Veseli si partner i koalicionit, ka paralajmëruar prishje të partneritetit nëse taksa nuk pezullohet. /Express