Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me liderët e tri partive opozitare të Kosovës, raporton Indeksonline. Rama i mblodhi në një restaurant në periferi të kryeqytetit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, deputetin e saj Albin Kurtin, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi. Rama posa arriti në Prishtinë, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin . Ai pritet që të qëndroj në Kosovë edhe nesër për të marr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të vendit, Hashim Thaci.