Lajme

Përfundon protesta, rrugët e Shkupit të boshatisura

By FerizajPress

April 14, 2016

Protestat e mbajtura sonte në rrugët e kryeqytetit kanë përfunduar.

Edhe protestuesit që u nisën para ndërtesës së qeverisë tashmë janë shpërndarë nga policia speciale dhe të gjithë janë nisur nëpër shtëpitë e tyre, njofton Zhurnal.

Rrugët e kryeqytetit për momentin janë të boshatisura derisa vërehet vetëm prezenca e policisë e cila është kujdesur që situata të mos eskalojë. Pas marshimit të protestuesve para ndërtesës së qeverisë, disa protestues kanë sulmuar zyrat e javores ”Republika”./Zhurnal.