Lajme

Përfundon protesta e deputetëve të Listës Serbe, Hahn u premton që do të zbusë taksën

By FerizajPress

December 03, 2018

Deputetët e Listës Serbe të cilët kanë kaluar natën të ngujuar në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste për taksën 100% për mallrat serbe, tashmë janë larguar. Kjo pasi ata realizuan qëllimin duke pasur një takim të mbyllur me komisionerin evropian Johannes Hahn.

Hahn pas takimeve me liderët e Kosovës u ka premtuar deputetëve të Listës Serbe se do të mundohet që t’i bind që të paktën të zbusin masën prej taksës prej 100% ndaj mallrave serbe, shkruan KlanKosova.