Përfundon në humnerë gjatë ndjekjes së policisë

By FerizajPress

July 20, 2016

Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Qafë Mali në Fushë Arrëz, ku 25 vjeçari me iniciale G.M, banues në Tiranë është pikasur në një barakë në afërsi të një parcele me kanabis bashkë me një shtetas tjetër.

Me të parë policinë, dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi, por njëri prej tyre ka përfunduar në humnerë dhe ka pësuar dëmtime fizike, duke përfunduar në spital. Ai po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës.

Policia ka nisur një aksion të gjerë sot në malet e Fushë Arrëzit.

.