Në zbatimin e këtij projekti, kanë marrë pjesë rreth 30 shkolla të rajonit të Ferizajt me afro 450 nxënës.
Policia rajonale, udhëheqës të Komunës, drejtorë, mësimdhënës dhe nxënës nga shkollat e rajonit të Ferizajt, e vlerësuan sot si të suksesshëm zbatimin e projektit të përvitshëm të sigurisë në trafik “Shtatori i sigurt 2016”. Projekti ka për qëllim aktivizimin e policisë dhe të nxënësve të shkollave, për të mësuar rregullat dhe zbatimin e tyre në trafik, për ta shtuar sigurinë e qytetarëve, por sidomos të fëmijëve parashkollorë dhe të atyre që e fillojnë klasën e parë. Eprorë të policisë së Ferizajt dhe autoritete komunale thanë me këtë rast se projekti ka dhënë efekte të mira në edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve, duke e ngritur kulturën e sjelljes në trafik. U bë e ditur se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmën. Me mirënjohje për angazhimin në zbatimin e projektit, morën policë, drejtorë shkollash dhe nxënësit pjesëmarrës.