Lajme

Përfundon mbledhja e Komisionit të posaçëm, drafti i reformës drejt Kuvendit

By FerizajPress

July 22, 2016

Anëtarët e Partisë Demokratike kanë dalë nga mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Deputetët demokratë po shqyrtojnë edhe njëherë draftin para se ata të japin votën e tyre.

Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi pritet të nisë seanca plenare. Drafti i reformës është printuar dhe do mbërrijë në seancën plenare të Kuvendit dhe pritet që të votohet.

Mësohet se në parlament kanë mbërritur edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët do të ndjekin punimet e një prej seancave më të rëndësishme, ku pritet votimi i reformës në drejtësi.