Shoqata “Handikos” në Ferizaj e përmbylli këtë fushatë ndërgjegjësuese me një takim që pati me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun. Në këtë aktivitet, drejtues të kësaj shoqate kishin ftuar edhe disa prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, ku bashkërisht i paraqitën vështirësitë dhe sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë në Ferizaj.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, duke u shprehur i gatshëm për përkrahjen e kësaj kategorie, tha se Kosovës nuk i mungojnë ligjet e as udhëzimet administrative, por ajo që duhet të praktikohet, sipas Kryetarit Aliu, është zbatueshmëria e tyre dhe veprimet konkrete.