Përfundoi protesta në Kumanovë, kërkohet drejtësi për Almirin e vogël (Video)

By FerizajPress

July 04, 2016

(I plotësuar) – Para mijëra shqiptarëve, organizatori i protestës tha se, këtu janë për të shprehur revoltën tonë qytetare për aktin maka ber të vrasjes së Almir Aliu.

Ai gjithashtu tha se kushdo që kryen një akt të tillë çnjerëzor duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe kodin penal të Republikës së Maqedonisë.

Ardhmëria e çdo shoqërie janë fëmijët dhe kur të cenohet jeta dhe integriteti i tyre atëherë cenohet ekzistenca e tërë shoqërisë.

“Drejtësia është mënyra për të shmangur hakmarrjen e jashtëgjyqësore, si dhe një statisfaksion moral për viktimat, sepse humbja e një jete fëmije është një akt i cili në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohet, por dhënia e dënimit maksimal kryesit, sa do pak zbut dhembjen e shkaktuar”.

“Shpresojmë dhe besojmë që të gjitha institucionet të cilat janë të involvuara në procesin e zbatimit të drejtësisë do të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar kryerësit,gjegjësisht dënimin maksimal”, u shpreh organizatori i protesës.

Ai në për në fund u shpreh se Maqedonia edhe një herë i ka në test institucionet e veta dhe sundimin e ligjit për të gjithë njësoj dhe pa diskriminim i japim përkrahje maksimale gjyqit që ta kalojë këtë test.

“Apeloj deri të gjitha subjektet që duke u mbështetur në arsyen njerëzore të kontribuojnë në këtë drejtim, dhe të paktën vetëm njëherë të lënë anësh interesat e tyre politike ose interesat tjera karshi një interesi njerëzor”, tha ai.

Mijëra qytetarë po protestojnë në Kumanovë, kërkojnë drejtësi për vrasjen e Almirit të vogël

Mijëra qytetarë po protestojnë në  Kumanovë nën moton “Për drejtësi”, në mbështetje të familjes Aliu të cilët e humbën djalin katërvjeçar Almirin, i cili në mënyrë mizore u shkel me veturë nga Bojan Iliç.

Protesta deri në këto momente po zhvillohet e qetë.

 

.