Zjarri ka përfshirë një banesë kolektive në të cilën jetojnë disa persona në Trepçë. Aty sipas policisë së Kosovës lëndime trupore kanë marrë tre persona. Ndërkohë nga ana e organeve të hetuesisë kosovare, deklarojnë se nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Rasti po hetohet nga policia. Ky është njoftimi i policisë: Rr. Kristaleve, Trepçë 14.07.2018 – 16:10. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi kolektive, në të cilën banojnë disa familje. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime të lehta trupore, kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.