Ferizaj.20.11.2017 . Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ, znj. Jehona Serhati, z. Edmond Gashi dhe z. Xhelal Derguti.
Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë për bashkëpunim në mes të UShAF dhe organizatës GIZ në fushën e orientimit në karrierë, si dhë në fushat tjera rreth bashkëpunimit me diasporën.
Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e GIZ për dëshirën që të bashkëpunojnë me UShAF dhe njoftoi ata me historikun e Universitetit, programet të cilat i posedon, numrin e studentëve, si dhe me të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar si Universitet i ri.
Po ashtu, rektori foli edhe për Bordin Industrial, i cili është pjesë e UShAF dhe ndihmën që i ofron ky Bord Universitetit dhe shumë të tjera që e bëjnë të veçant dhe unik UShAF. Po ashtu, foli edhe për bashkëpunimet ndërkombëtare dhe përfitimet që Universiteti ka nga ato.
Ndërsa, përfaqësuesit e GIZ, falëndëruan rektorin për mikëpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Gjithashtu treguan edhe interesimin e tyre që të bashkëpunojnë me Universitetin e vetëm të Shkencave të Aplikuara në Kosovë. Po ashtu, treguan edhe për disa pjesë përbërëse dhe qëllimet e programit të tyre të bashkëpunimit.