Ferizaj

Përfaqësues të Bankës NLB prezantuan projektin për edukim financiar para studentëve të UShAF

By FerizajPress

March 30, 2017

Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj sot e kanë vizituar përfaqësues të Bankës NLB për Kosovë (znj. Zana Rizvanolli – Drejtore për marketing dhe koordinim, znj. Iliriana Nrecaj – Zyrtare për marketing dhe z. Besim Imeri – Drejtor i ekspoziturës në Ferizaj), të cilët u pritën nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, ku u bisedua për çështje të rëndësishme rreth menaxhimit të parasë.