Lajme

Përfaqësues të 150 religjioneve mblidhen në Manastir për dialog

By FerizajPress

November 03, 2016

Temë qendrore e konferencës sivjet është “Migrimi dhe sfida e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave”, ndërsa nëntema janë “Familja – burim dhe hapësirë për ndërtimin dhe ruajtjen e dinjitetit të njeriut dhe vend për rritje në besim” dhe “Përdorimi dhe keqpërdorimi i mënyrave bashkëkohore për komunikim elektronik dhe në rrjetet sociale”.

Në hapjen e konferencës fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupe religjioze, Valentina Bozhinovska, etj.

Në kuadër të konferencës do të mbahet Forum i katedrave të UNESKO-s nga Evropa Juglindore me titull “Pikëpamjet e Katedrave të UNESKO-s prej EJL drejt migrimeve, krizat e refugjatëve dhe terrorizmi si sfida për dialogun interkulturor dhe ndërreligjioz”.

Do të hapet edhe ekspozita “Nënë Tereza – shenjtore nga Shkupi, shenjtore e botës”, e cila u prezentua edhe në Romë, me rastin e shënimit të kanonizimit të Nënë Terezës.

Konferenca do të përfundojë me përzgjedhjen e Komitetit ndërkombëtar organizues për Konferencën e pestë botërore dhe me miratimin e përbashkët të Projekt-deklaratës.

.