Shëndetësi

Përdorni mjaltë në vend të sheqerit, ja pse

By FerizajPress

April 13, 2018

Mjalti përdoret si ushqim dhe si ilaç, kjo për shkak të numrit të madh të përbërësve të shëndetshëm që përmban.

Madje sipas nutricionistëve, nëse ju konsumoni një lugë me mjaltë në mëngjes dhe në mbrëmje, do të plotësoni nevojat tuaja ditore.

Nëse dëshironi ta anashkaloni përdorimin e sheqerit për shkak të ndikimit të dëmshëm në organizëm, ju mund të zëvendësoni atë me mjaltë, por ju duhet t’i kushtoni vëmendje që ai të jetë mjaltë organik.

Por keni kujdes, mjalti është më i ëmbël dhe më i fortë se sheqeri prandaj duhet të jeni të kujdesshëm kur përgatisni ushqim dhe vendoseni mjaltë në vend të sheqerit.

Një lugë me sheqer ka përafërsisht 15 gramë dhe duhet të zëvendësohet me një lugë të vogël me mjaltë.

Mjalti është produkt që nuk i skadon afati asnjëherë.