Shëndetësi

Përdorimi i tepruar i telefonit në prani të fëmijëve çrregullon sjelljet e tyre, ja nga çfarë duhet të kenë kujdes prindërit

By FerizajPress

January 30, 2018

Përdorimi i tepërt i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të inkurajojë problemet e sjelljes tek fëmijët. Nje studim i një grupi studiuesish në Universitetin e Ilinoisit ka treguar se përdorimi i tepruar i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të ketë një ndikim negativ në sjelljen e fëmijës.

Metodë Shtëpie Për Zmadhimin e Gjoksit. Vetëm Përbërës Natyralë! Melania Trump’s IQ Score Is The Reason For Her Embarrassed Smile Remember Him? Try Not to Gasp when You See Him Now Remember Her? Try Not to Gasp when You See How Bad She Looks Now Ads by Revcontent Vëmendje në telefon Studiuesit shqyrtuan rreth 170 familje me fëmijë të vegjël, për të kontrolluar se sa përdorimi i teknologjisë nga prindërit mund të ndikonte në marrëdhënien e përditshme me fëmijët.Rreth gjysma e të anketuarve pranuan se komunikimi me fëmijët e tyre është ndërprerë të paktën tri herë në ditë nga tableta dhe smartphoni. Shpesh, duke u përgjigjur në një bisedë apo duke kontrolluar postën elektronike, ne humbasim shumë nga sjellja dhe vëmendja e fëmijës. Qetësia e të rinjve në rrezik Ndërthurja e tepërt e teknologjisë në jetën familjare mund të ndikojë në qëndrimin e fëmijës, pasi ato padyshim e dëmtojnë qetësinë e tij. Në veçanti, nga hulumtimi amerikan doli që fëmija mund të bëhej i pabindur, hiperaktiv dhe shumë i vështirë për tu kontrolluar. Kërkesë për vëmendje “Nuk është për t’u habitur,” thotë Dr. Leo Venturelli, një pediatër i familjes, nëse fëmija kupton që është lënë pas dore, kur nëna ose babai i tij papritmas nuk kujdesen apo i kushtojnë vëmendjen e duhur sepse janë të hutuar nga telefoni ose tableta. Sjelljet e zbuluara nga studiuesit janë modaliteti që fëmijët zgjedhin për të tërhequr vëmendjen e prindërve”. Vendosni disa kufij Për këtë arsye, është mirë që të mos e ekzagjëroni me pajisje të lëvizshme në prani të fëmijës, për shkak të shembullit negativ që i jepet atij edhe nga këndvështrimi arsimor/pernenat.al