Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë ka marrë sinjalizim nga institucioni i Avokati i Popullit, në bazë të të cilit kishte të dhëna se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli.
Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore, në bazë të të cilave janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.
Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasve:
- Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
- Camaj, punonjëse e Qendrës
Sh. Nishani, punonjësve e Qendrës
- Rramolli, punonjëse e Qendrës
- Marku, punonjëse e Qendrës
Këto persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.
Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Shkodrës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
The post Përdhunohen 3 vajza të mitura, arrestohen 4 punonjës të jetimores në Shkodër appeared first on Lajminet.