Për zjarrvënien në spital, flet pacienti që iu vu flaka

By FerizajPress

July 27, 2016

Dhe, me sa duket, dëshmitari i vetëm që mund të hedhë dritë në lidhje me këtë fakt është shtetasi Dashamir Saraçi, i cili u spërkat me benzinë dhe mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit pranë shtratit ku po merrte shërbimin e hemodializës.

“Panorama” shkruan se Dashamir Saraçi ka qenë në gjendje tepër të rëndë që pas rënies së zjarrit në spital, duke mos arritur të japë shpjegime të hollësishme.

Megjithatë, në komunikimin e vetëm dhe të shkurtër që ai ka pasur me hetuesit, mësohet se ka hedhur poshtë konfliktet me autorin e ngjarjes Lefter Canaj.

I plagosuri u ka thënë hetuesve se 57-vjeçari Canaj “ndoshta e ka sulmuar me benzinë për shkak të radhës, për ato rastet kur ai e ka marrë shërbimin para tij”.

Edhe në këtë rast, i plagosuri mësohet t’u ketë thënë hetuesve që nuk ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt të rëndë me personin që e sulmoi me shishe benzine brenda ambienteve të repartit të Hemodializës. Ndërkohë që nga ngjarja e dy ditëve më parë, humbën jetën 3 pacientë, njëri prej tyre Lefter Canaj.

.