Labinot Tahiri e ka mbrojtur ish-shefin e tij, Behxhet Pacollin duke dalur publikisht kundër Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës pas situatës së fundit.
Madje, ish-deputeti ia ka kujtuar Albin Kurtit një moment kur në Hotel Swiss i shkonte prapa Behxhet Pacollit.
Labi e ka vlerësuar Pacollin si njeri të shenjtë, ndërsa është bërë paksa pishman për përkrahjen e fundit që i kishte dhënë Albin Kurtit.
“BEHGJET PACOLLI njeri i shejtë!
Njeriu që mbajti qe 15 vite mijera studentë, ku janë ata qê nuk e mbrojnë sot?
Hipokrizi!
Behgjet Pacolli qē ndertoj qindra shtëpi, ku janë ata që sot nuk e mbrojnë!
Hipokrizi!
Behgjet Pacolli, njeriu që nxorri nga Lufeterat një vajze me emrin Habibe dhe një Pilot qē ia kam harruar emrin e në ato ditë u krenonte prej /Sfeçles e të gjithë! Sot hipokrizi!
Behegjet Pacolli, dha 1 milion euro për termet në shqipëri ku janë ata njerez a? Prapp Hipokrizi!
Kur i konvenonte Albin Kurtit që të behej Qeveria në vitin 2017 i shkonte në Hotel Sëis, e sot thot ta arrestojmë derisa JABLLANOVIÇIT i cili na i shau nanat tona i dhanë leje, e Behgjeti na i sheronte me miliona euro nënat e femijet tanë për me ju dal ne ndihmë, tani paskan mbetur për leje me i dhanë apo mos me i dhanë, prap kjo quhet Hipokrizi!
Gjelal Sveçla, i nderum!
Ju kujtohet mirë kur ua kam dhënë votën për një person me e shkarkua që duhet të ipej se ashtu ishte realiteti, e dhash në bazë të korrektesisë sa ishim në Komision të ppunëve të brendshme!
Gjelal Sveçla, jam shqiptari i parë ku me para tê popullit e përkraha Albin Kurtin për fonde se e çmova tej mase aksionin e Kryeminstrit, morra dhe sharje por unë veproj drejt, e ti e ke bere tani emrin e Pacollit vetem lakim pershkak të Politikës.
Plot kriminelë e hajna ka në këtë venx, ka dhe qena duhet me i arrestu që shesin rinisē drogen si me shti tamel ne fllanik dhe e dini ku jan, por nuk i arrestoni!
Gjelal Sveçla , nëse e arrestoni Behgjet Pacollin, mbas deklarimit të Shkelzen Gashit ndaj UÇK-së ku do ishte një veprim muti dhe ma i madhe që do ta nderrmerni.
Mund të më arrestosh edhe mua edhe Pacollin po asnjeri KRIMINEL NUK JEMI!
Prandaj lere rehat njeriun qe ka investua qindra miliona në atdheun e tij dhe tonin se kësi burra na duhen.
Unë e mbaj karantinën për te dhe sme intereson a vjen a jo për me ba Qeveri pikë.
Burgos vetem KRIMINELA!
Ky shkrim nuk ka të bej me garen politike dhe as me politikë vetem me drejtesi, se shkive ju jepet leje e Behgjetit jo” shkruan Labi në Facebook.