Lajme

Për herë të parë rimbursohen edhe protezat e gjymtyrëve

By FerizajPress

April 23, 2016

Për herë të parë protezat e gjymtyrëve, të cilat vendosen për shkak të traumave që shkaktohen kryesisht nga aksidentet rrugore, do të ofrohen falas.

Këto pajisje mjekësore janë planifikuar të jenë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme që pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit maj.

“Janë 100 milionë lekë të reja në dispozicion vetëm për të blerë proteza”, shprehet Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se po punohet për përmirësimin e shërbimit të urgjencave për të përshpejtuar mbërritjen e autoambulancave në vendngjarje, raporton Top Channel.