Ferizaj. 11.08.2017. Mbi 1 mijë fermerë ferizajas kanë përfituar nga subvencionet e dhëna komuna në 6 muajt e parë të këtij viti
Drejtori komunal për Bujqësi dhe Pylltari Ismet Vranovci në një konferncë të mbajtur sot për media ka prezantuar punën 6 mujore të bërë nga kjo drejtori. U bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar projekte të shumta të cilat po vazhdojnë edhe më tutje të jenë në shërbim të fermerëve të këtushëm. Veq mjeteve të komunës u tha se projektet në vazhdmsi i kanë përkrahur edhe organiztatat e huaja apo vendore si dhe vet fermerët me ndonjë participim simbolik. “Ndër projektet e para të këtij vitit ka qenë subvencionimi fermerëve nga ana e Ministrisë së Bujqëssisë ku komplet dokumentacioni është dorëzuar në drejtorinë e bujqësisë. Projekti tjetër i impelementuar nga ne është projekti i furnizimit të fermerëve me pesticide e herbicide të cilat kanë shërbyer për mbrojtjen e grurit dhe ka pasur një vlerë mbi 18 mijë euro ndërsa u janë dhënë mbi 400 fermerëve këto preparate. Një projekt tjetër që e kemi realizuar në pranverë ishte furnizimi i fermerëve me serra gjysëm-komerciale dhe sistemin e ujitjes ku kanë përfituar 16 fermerë si dhe një serrë i është dhënë shkollës së mesme për Teknologji dhe Agrobiznes. Projekti i radhës ka qenë subvencionimi i fermerëve me ka 3 koshere bletë i që sapo ka përunfuduar përmes të cilit synojmë që të rritet prodhimtaria e mjaltit dhe të forcohet kultivimi i tyre në rajonin tonë. Një projekt subvencionimi i kësja natyre është realizuar edhe me organizatën IADK ku kanë përfituar 10 fermerë mjete të fushës së bletarisë. Ndërkaq fermërëve të ineresuar i kemi dhënë edhe fidane të mjedrës të llojit miker si dhe të dredhzave industriale , po ashtu një projekt për furnizim të makina mjelëse do ta përfundojmë javën e ardhdhshme me dhënien e tyre për 70 fermer ferizajas. Ndërkaq aktualisht po punojmë për realzimin e një projekti për dhënien e nga dy krerëve lope, të cilin po shpresojmë ta realziojmë me sukses” ka thënë drejtori Vranovci. Duke shpjeguar rëndsisnë dhe ecurinë e projekteve drejtori i Bujqësisë Ismet Vranofci tregoi se edhe projekti i subvencionimit të kamatave për fermerët që duan të marrin kredi për bujqësi e që kamatën ua shleyn komuna po tregohet mjaft i suskesshëm “Ky është një projekt që do të vazhdojë për tri vjet dhe ka filluar nga viti i kaluar, ndërsa si I tillë po zbatohet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Deri më tani janë treguar rezultate majft të mira në fushat ku kanë aplikuar fermerët tanë. I kemi të regjistruar 63 fermerë që kanë aplikuar dhe po gëzojnë këtë subvencion në lëmi të ndryshme, duke filluar prej përpunimit apo prodhimit të produkteve deri tek shtimit të fondit blegtoral ose plotësimi të infrastrukturës për punë bujqësore.Ne po presim që në vijim të ketë të interesuar edhe më tutje dhe të vihen në funksion rreth 1. 5 milionë euro vetëm këtë vit nga ky subvencion” tha drejtori Vranovci. Gjatë kësaj conference u potencua se drejtoria e Bujqësisë po planifikon edhe realizimin e disa projekteve të tjera ku një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet vaksinimit të fondit blegtoral dhe masave mbrojtëse ndaj sëmundjeve që kanë dëmtuar kafshët e rajonit të Ferizajt viteve të fundit siç ishte sëmundja gungore e kafshëve e përhapur vitin e kaluar. Buxheti i komunës së Ferizajt i planifikuar për subvencionimin e fermerëve për vitin 2017 kap vlerën rreth 268 mijë eurove.