Pas një marrëveshje të partive politike në Kosovë, ndërmjetësues i së cilës ishte ish ambasadori amerikanë në Kosovë, Christofer Dell, Atifete Jahjaga u propozua për presidente.
Në mëngjesin e 7 prillit, ajo u nis herët nga banesa e saj, ku do të merrte pjesë në seancën e organizuar enkas për zgjedhjes e saj në krye të vendit.
Me shumicë votash ajo mori postin e presidentes, çka edhe bëri që Kosova të jetë një nga vendet e pakta evropiane që për presidente zgjodhi një grua.
Emërimi i Jahjagës në këtë post ndikoi në përmirësimin e imazhit të Kosovës si shtet, njofton Klan Kosova.
Ajo tani si presidente, pos sekretares Hilary Clinton, u prit edhe nga presidenti Barak Obama e zëvendësi i tij, Joe Biden.
Jahjaga u be pjesë e shumë takimeve të liderëve të rajonit, kontinentit e e botës .
Më poshtë mund të shikoni disa nga aktivitete e saj më të rëndësishme për këto pesë vite sa Jahjaga qëndroi në krye të shtetit.
Dhjetor 2011: Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, nënshkruajnë në Departamentin e Shtetit marrëveshjen për mbrojtjen dhe ruajtjen e pronave të posaçme kulturore.
Shtator 2012: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama gjatë pritjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Qershor 2012: Vizita e Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi në Kosovë, 29 qershor 2012.
Shtator 2012: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon në selinë e organizatës botërore ne New York.
Tetor 2012: Prej 4 deri më 6 tetor 2012 në Prishtinë u mbajt Samiti Ndërkombëtar i Gruas, me temën “Partneriteti për ndryshim – fuqizimi i gruas”, organizuar nga Presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së.
Tetor 2012: Vizita e Sekretares Clinton dhe Baroneshës Ashton në Kosovë.
Janar 2013: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikut Muhammad bin Zayed al Nahyan.
Shkurt 2013: Pjesë nga fjalimi i presidentes në përvjetorin e pestë të Pavarësisë. Presidentja Jahjaga: Historia e pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët është e re. Ajo është pjesë e secilit qytetar të Kosovës dhe e secilës gjeneratë. Është hap madhor në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në forcimin e sigurisë e të partneritetit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Qershor 2013: Jahjaga nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Durhamit.
Shtator 2013: Jahjaga pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare. “Prita në takim shkrimtarin e shquar shqiptar, zotëri Ismail Kadare, dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare. Në një bisedë shumë miqësore, biseduam për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova sot”.
Dhjetor 2013: Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në forumin TEDxAmsterdamWomen.
Mars 2014: Takimi me Kombëtaren e Kosovës.
Maj 2014: Jahjaga takohet me Hilary Clinton.
Maj 2014: Në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”.
Korrik 2014: Jahjaga duke folur me merkelin në Samitin Bërdo-Brioni.
Shtator 2014: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nëntor 2014: Vizita e Presidentes ne Emiratet e Bashkuara Arabe.
Janar 2015: Jahjaga merr pjesë në Marshin Republikan në Paris.
Janar 2015: Takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë.
Janar 2015: Takimi me Papa Franceskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Maj 2015: Jahjaga pjesë e Instalacionit “Mendoj për ty”.
Korrik 2015: Presidentja Atifete jahjaga takohet me Rita Oran.
Korrik 2015: Jahjaga takohet Mbretreshën Elizabeta. “Moment historik. Nder dhe privilegj që ta falenderoj Lartmadhërinë e Saj, Mbretreshën Elizabetë për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Shtator 2015: Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nëntor 2015: Jahjaga takohet me Joe Baiden.
Nëntor 2015: Mbajtja e kësaj arme në dorë nga Atifete Jahjaga kishte bërë bujë në rrjetet sociale.
Mars 2016: Jahjaga takohet me ekipin e filmit “SHOK”.
Mars 2016: Jahjaga priti Princin Charls dhe bashkëshorten e tij, Dukeshën nga Cornwall.
Prill 2016: Në ditën e fundit të saj presidentja Atifete Jahjaga ka folur para studentëve të Fakultetit Juridik.