Lajme

Për 6 muaj mbyllen mbi 1 mijë biznese kosovare

By FerizajPress

October 18, 2016

Sipas BQK-së , veprimtaria e ndërmarrjeve të mbyllura ishte nga sektori i tregtisë, prodhimtarisë dhe hotelerisë.

Ndërkohë që sa i përket regjistrit të bizneseve, deri në qershor 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 5,697 apo 628 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën  1,384 ndërmarrje apo 448 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, transmeton Blic.

Edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara ishte në sektorin  e tregtisë me 1,599 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 677 ndërmarrje, hotelerisë me 575 ndërmarrje dhe bujqësisë me 484 ndërmarrje.

.