Komisioni komunal për ndarjen e banesave solidare ndodhet në fazën e përzgjedhjes së fituesve të banesave solidare, të cilat i ndanë Komuna e Ferizajt.
Sipas drejtuesve të këtij komisioni, përfituesit do të jenë ata që më së miri i plotësojnë kriteret e konkursit, bazuar në ligjin, udhëzimet administrative dhe rregulloren komunale që përcakton kriteret. Përfitues të banesave, sipas ligjit, janë gjithë ata qytetarë që jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme dhe nuk kanë shtëpi, jetojnë me të ardhura të pakta dhe nuk mund të bëjnë zgjidhje të problemit të banimit, apo nuk posedojnë truall për të ndërtuar shtëpi.