Ferizaj

Për 16 mijë euro kamata e fajdesë në Ferizaj arriti në 40 mijë

By FerizajPress

August 27, 2019

Gjykata në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit dy personave të dyshuar për fajde që sipas Prokurorisë në harkun e 10 muajve ngarkuan me kamatë të fajdes dy të dëmtuar në shumë prej 40 mijë euro nga 16 mijë sa u kishin dhënë.Prokuroria pretendon se Sylejman dhe Lavdim Trashani nga tetori i vitit të kaluar e deri më 23 gusht të këtij viti kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiar të dëmtuarve Basri Dragaqina dhe Blerim Llapashtica duke kontraktuar shumë të parave dukshëm jo-proporcionale.Fillimisht, sipas Prokurorisë, të dyshuari i kanë dhënë fajde të dëmtuarit Basri Dragaqina në shumë prej 16 mijë euro me interes 15% kamatë, ku i dëmtuari ka qenë i obliguar të paguaj kamatën për çdo 10 ditë dhe kështu ka arritur vlerën prej 40 mijë euro.Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, të dëmtuarit i morën një veturë, dhe e detyrojnë që t’ju jep zhavorr në vlerë prej 7 mijë euro, ndërsa i dëmtuari tjetër, Blerim Llapashtica në mars të këtij viti fillimisht hyn dorëzani për të dëmtuarin Basri i cili kishte obligime ndaj të pandehurve për t’ia sjellë disa kocka betoni për shtruarjen e oborrit në vlerë prej 6 mijë euro.Kësisoj, Prokuroria pretendon se që pasi i kishte dërguar një pjesë të shumës së vlerës, mbeti borxh edhe 2550 euro, të cilat prokuroria pretendon se i dyshuari ja shndërroi në obligim me fajde me interes 15% ashtu që për çdo 10 ditë është detyruar të paguaj nga 350 euro deri në kthimin e borxhit.Si rrjedhojë, sipas kërkesës së Prokurorisë, në pamundësi që t’ia paguaj shumën prej 2550 euro, i dëmtuari është detyruar që të merr edhe 2 mijë euro borxh për t’ia kryer obligimin e tij dhe pastaj përsëri kishte marrë edhe 3500 euro për të cilat ka paguar çdo 10 ditë nga 550 euro, me ç ‘rast sipas Prokurorisë, dëmi të cilin e kanë paguar të dëmtuarit kap shumën prej mbi 50 mijë euro.Përpos fajdesë, i dyshuari Sylejman Trashani dyshohet se më 22 gusht të këtij viti në fshatin Bujanë të Lipjanit, në shtëpinë e të dëmtuarit Basri, e ka kanosur përmes djemve të vëllait të dëmtuarit duke i thënë “qitma jashtë Basrin se mrena është se kam me ngri” dhe “S’kam me lanë gja pa i ba nëse s’mi bjen paret”, përshkruhet në kërkesën e Prokurorisë.