Në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong-Un theksoi se vendi i tij kishte fituar në vitin 2016 “statusin e fuqisë bërthamore” duke u bërë kështu “një fuqi ushtarake që edhe armiqtë më të fuqishëm nuk do të mund ta prekin”.
“Ne i kërkojmë Koresë së Veriut të shmangë çdo veprim provokues dhe çdo retorikë nxitëse që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, theksoi një zëdhënës i Pentagonit, Gary Ross, përcjell Atsh.
Pheniani duhet të bëjë zgjedhje strategjike për të përmbushur angazhimet e tij ndërkombëtare”, nënvizoi ai duke shtuar se shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndalojnë Korenë e Veriut të realizojë teste të raketave balistike.
Pentagoni u kërkoi gjithashtu të gjitha shteteve të përdorin çdo mjet influence për të shpjeguar qartë (…) se testet duke përdorur teknikën e raketave balistike janë të papranueshme dhe se në disa raste këto teste mund të kenë pasoja.
.