Editorial

Pensionimi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës erdhi nga ferizajasit

By FerizajPress

June 13, 2017

Shkruan:Gëzim Arifi Ferizajasit, ka më shumë se tri vite që jetojnë të internuar nga pushteti lokal i cili udhëhiqet nga Lidhjes Demokratike e Kosovsë në krye me Muharrem Sfarqen. LDK-ja kishte fituar zgjedhjet lokale të vitit 2013 në balotazh me PDK-në, e cila ne raundin e parë fitoi bindshëm dhe me një diferencë të madhe. Mbasi AAK-ja hyri në koalicin me LDK-në, VV-ja mbeti partia e tretë, në atë kohë. VV-ja kishte pak asambleistë edhe ata pak që ishin një pjesë e tyre kaloi me koalicionin e opozitës dhe ata që mbeten besnik të kësaj organizate, nuk u është dëgjuar zëri fare për katër vite. VV-ja në Ferizaj kishte strukturen me të dobët politike, në krahasim me partitë tjera, prandaj, edhe dalja e sajë e para në këtë qytet të lënë anash nga të gjitha subjektet politike e çuditi edhe Shpend Ahmetin. Vullneti politik në këtë qytet filloi të ndryshojë menjëherë pas zgjedhjeve lokale që u mbajten më 2013, kur pushtetin e mori LDK-ja me partneret e koalicionit. LDK-ja dhe “shpëtimtari i ferizajsve” kishin bërë një fushat me premtime astronomike dhe shpresëdhënse. Doli e kundërta! Anjë nga premtimet nuk është realizuar edhe që nga ajo ditë ferizajasit filluan ta kuptojnë gënjeshtren e madhe dhe në heshtje filluan të ikin nga Ferizaj në mënyrë masive. Pas kësaj, për katër vite rresht kishtë punsime në baza familjare dhe partiake. U përjashtuan ata që mendonin ndryshe nga pushteti, u mashtruan dhe u zhgënjyen edhe ata që mendonin se Ferizaj do të bëhej kryqender ekonomike, kulturore e politike e Kosoves; me metro, teatro, kinema dhe qendra sporortive, ku do te hapeshin me mijëra vende pune. Kulmi erdhi në këtë fushat ku përallat e vjetra vazhduan, por jo të njëjta, tashti më të avancuara por qytetari i mashtruar njëherë nuk e kishte të vështirë t’i kuptonte rrenat. Aktivizimi i militantëve që u lan anash qe katër vite nuk i’u bëri punë. Të akomoduarit kishin frikë nga ndërrimi i pushteteve dhe heshten. Muharrem Sfarqa, si një ‘kryetar i të gjithve’ dhe një dost dinak i Ises, qe nga koha e komunizmit duke vazhduar me 3%, e deri më sot, vazhdoi me logjikën e politikës së LKJ-së të viteve 80-ta, atë të internimit, hakmarrjes. Por në zgjedhjet e 11 qershorit edhe qytetarët iu hakomrën dhe e nxorën partinë e tij të tretën jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë qëndrorë. Si rezultat i paknaqësive të qytetarve me qeverisjen lokale dhe përfaqësimin nënçmues të ferizajasve në qeverisjen qëndrore ndodhi që VV-ja t’i mposhtë të “pamposhturit”. Kjo paknaqësi shkoi aq larg, saqë, kaloi LDK-në provinciale dhe goditi edhe atë qëndrore. Ferizajasit nuk pranuan dhe kurrë nuk do të pranjonë politikën e inferioritetit, internimeve dhe ndëshkimeve. Pra, VV-ja në Ferizaj nuk është ngritur as nga strukturat e saja të dobëta dhe të dyshimta, por as nga Albin Kurti! Ajo është ngritur si rezultat i qeverisjes së keqe në këtë qytet në veçanti dhe në tërë vendin në përgjithësi.