Lajme

Pengohet një vjedhje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

By FerizajPress

April 18, 2016

Dje në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë dhe sipas Policisë gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një armë “FB Radom” me një karikator dhe me nëntë fishekë, çelësa të modifikuar dhe 27 pajisje për hapje të cilindrave.

Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar planifikimin e përgatitur për vjedhjen e banesës së viktimës. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është varës i substancave narkotike dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.