Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar në Ferizaj kanë penguar zyrtarët komunal të infrastrukturës gjatë rregullimit të rrugës, dhe po ashtu kanë penguar edhe zyrtarët policor në detyrë.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.