Lajme

Pengmarrje mes kushërinjve për borxh, njëri përfundon në burg për 4 vite

By FerizajPress

October 30, 2016

Shkak për këtë pengmarrje ishin bërë disa lekë borxh dhe fakti se e mbante telefonin mbyllur, duke ju shmangur.

Xhevahir Keta e mbajti për 3 orë peng djalin e xhaxhait të tij Ylber Kera, duke e futur në një makinë. Pengmarrja është bërë në sy të djalit të vogël, i cili është lënë në mes të rrugës, ndërkohë që pas tre ore Xhevahir Kera, e ka lënë kushëririn e tij në një lokal afër Paskuqanit, ku ai ka vijuar të pijë nga gëzimi.

Madje dhe vetë policia e Tiranës e ka gjetur pikërisht në këtë lokal, duke konsumuar alkool. Gjatë kohës kur ka ndodhur pengmarrja ka ndodhur edhe një debat mes tyre. Xhevahiri i ka thënë pse e ke mbyllur numrin e telefonit pasi i prishte punë. Ylberi i ka thënë se bënte çfarë të donte me telefonin e tij.

Në debat e sipër Xhevahiri e ka kapur nga dora Yberin dhe e ka hipur në makinë. Në makinë Xhevahiri ka qënë me dy persona të tjerë të cilët nuk njiheshin nga ana e Ylberit. Pas kësaj ai ka lënë në rrugë djalin e mitur dhe është nisur me makinë.

Gjatë kohës që ishte në makinë me Xhevahirin, Ylberin e telefonon bashkëshortja e tij dhe ai i thotë asaj amanet djalin. Pas kësaj Xhevahiri ndalon makinën e zbret në rrugë dhe e pështyn në fytyre duke i thënë se do të takohemi prapë.

Nga makina Ylberi ka zbritur pa shkuar tek ura e Paskuqanit. Pasi zbriti në tokë Ylberi nga gëzimi fiku telefonin dhe shkoj në një lokal në rrugën “Siri Kodra”. Tek ky lokal ai konsumoi disa pije alkoolike dhe nga gëzimi që kishte shpëtuar nga Xhevahiri mori në telefon policinë dhe u tha se ku ndodhej.

Gjithashtu në deklarimin e tij Ylber Kera tregon se ai vetëm një herë është goditur me bërryl në pjesën e trupit. Dy personat e tjerë të cilët kanë qenë me Xhevahirin nuk kanë bërë asnjë lloj veprimi apo reagim ndaj Ylberit gjatë gjithë kohës. /Shqiptarja.com

.