Sport

Pele: Ja kush është skuadra më e mirë në 15 vitet e fundit

By FerizajPress

April 22, 2016

Legjenda braziliane, Pele nuk ka dyshime se Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botën e futbollit në 15 vitet e fundit.

Kujtojmë se që nga viti 2006 e deri më sot, katalunasit kanë fituar 26 tituj dhe padyshim që Pele pa ndonjë hezitim i quan ata si më të mirët në dekadën e fundit.

“Është e qartë se në 15 vitet e fundit, Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botë. Barcelona gjithmonë ka luajtur futboll të bukur edhe kur ishin holandezët në ekip”, ka deklaruar Pele.