Lajme

Pejë: Sulmojnë një femër, arrestohen dy meshkuj

By FerizajPress

April 25, 2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një femër.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.