Ferizaj

Pediatri Fikret Arifi është emëruar u.d. drejtor në Spitalin e Ferizajt

By FerizajPress

March 14, 2024

Dr. Fikret Arifi, specialist i pediatrisë, është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Arifi është emëruar në këtë pozitë nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi. Ky vendim ka ardhur pas dorëheqjes së ish-ud.drejtorit Selajdin Sallahu.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoria e SHSKUK-së si dhe nga vet Arifi.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, ju konfirmon se pas paraqitjes së dorëheqjes nga u.d. drejtori i spitalit, si ud. Drejtor ka caktuar dr. Fikret Arifi, me datë 8 mars 2024”, kanë deklaruar nga SHSKUK.

Spitali i Ferizajt është që dy vite me ushtrues detyre prej kur u arrestua ish-drejtori Halit Gerbeshi nën akuzën për keqpërdorimin e detyrës. Gërbeshi vitin e kaluar është shpallur i pafajshëm nga gjykata.