Lajme

PE, Hahn ultimatum Shqipërisë: Referendum nëse dështon parlamenti

By FerizajPress

July 19, 2016

Komisionari për Zgjerimin, Johanes Hahn ka parashtruar sot referendumin si alternativë në rast se më 21 korrik reforma nuk votohet në Parlamentin e Shqipërisë.

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian po diskuton sot procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Nëse vendimi nuk merret më 21 korrik, ka mundësi të mbahet një referendum”, ka deklaruar Hahn.

Ai ka nënvizuar se duhet të vijë një rezultat pozitiv nga Shqipëria dhe për këtë ka ftuar europarlamentarët që të nxisin politikanët shqiptarë.