Lajme

PDK zmbrapset për demarkacionin

By FerizajPress

July 14, 2016

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila për më shumë se dhjetë muaj e ka mbështetur Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, tani është më e rezervuar për këtë çështje.

Madje përfaqësuesit e partisë më të madhe në vend tani thonë se është e nevojshme gjetja e një konsensusi nacional, pasi, sipas tyre, përveç mospajtimeve ndërmjet partive politike parlamentare, ka mospajtime edhe brenda vetë partive.

Ata thonë se nuk ka asnjë arsye që në Kosovë të këtë hidhërim në raport me demarkacionin.

Në anën tjetër, zyrtarët nga Zyra e kryeministrit thonë se Marrëveshja për Demarkacionin do të dërgohet së shpejti në Kuvend për t’u ratifikuar. /Zëri/