Ferizaj.06.06.2017. PDK,dega në Ferizaj,përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri elektoral i cili ka muluar atë. PDK këtë e ka quajtur shkelje të rregullave zgjedhore dhe cenim të drejtave autoriale.
Komunikateën e plotë të PDK-së mund ta lexoni në vazhdim:
Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural ngjallë reagime të ashpra në Ferizaj
06 qershor 2017: Sot, në orët e hershme të mëngjesit, qytetarët janë zgjuar me ekspozim publik të shkeljes ligjore dhe morale nga ana e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) z. Blerim Grainca. Fjala është për vendosjen e një baneri të dimensionit të madh të vendosur në një pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit si dhe më flagrantja, e vendosur kjo mbi një mural, që është vepër publike e mbrojtur me rregullativa ligjore lokale dhe qendrore.